Legjenda e basketbollit, Michael Jordan, udhëhoqi grupin e yjeve që ishin pjesë e festës së lamtumirës për tashmë ish-trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.
55-vjeçari Guardiola u largua pas një dekade në krye të Cityt. Ai e udhëhoqi skuadrën angleze drejt 20 trofeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJordan, një prej emrave më të mëdhenj në histori të NBA-së, dhe ish-kapiteni i Cityt, Vincent Kompany, ishin pjesëmarrësit e befasishëm në lamtumirën e Guardiolës në arenën “Co-Op Live”, ku morën pjesë 19 mijë tifozë, të hënën mbrëma.
“Doja vetëm t’ju përgëzoja për një karrierë të pabesueshme”, tha legjenda e Chicago Bulls, Jordan, nëpërmjet një video-mesazhi të transmetuar në ekranin e madh.
Guardiola njihet për dashurinë e tij për basketbollin dhe për faktin se është lojtar i apasionuar i golfit.
Lojtari britanik i golfit, Tommy Fleetwood gjithashtu dha një mesazh përmes videos. Guardiolan e përshëndeti edhe trajneri veteran, Neil Warnock.
Ndeshja e fundit e Guardiolas në krye ishte ajo e së dielës ndaj Aston Villas, në të cilin spanjolli shpërtheu në lot.
Më herët të hënën mijëra tifozë të Cityt mbushën rrugët e Manchesterit për t’i dhënë lamtumirën e fundit Guardiolas.

Ekipet e futbollistëve, futbollisteve dhe të rinjve u transportuan me autobusë drejt stadiumit “Etihad”, ku u pritën nga një turmë.
Të tri ekipet festuan sukseset e këtij edicioni.
Tre fëmijët e Guardiolës, ish-kapiteni Fernandinho, ish-drejtori Txiki Begiristain dhe portieri Ederson, i larguar vjet, ndihmuan në sjelljen e 20 trofeve të fituar nën drejtimin e Pepit.
Paraqitja e befasishme e trajnerit aktual të Bayernit, Kompany, dhe mesfushorit, Jack Grealish, u duartrokit nga të pranishmit.
“Mendoj se kjo sonte tregon lidhjen që ka ky klub”, tha ndër të tjera Guardiola.
Nderime iu bënë edhe kapitenit Bernardo Silva dhe mbrojtësi John Stones, që do të largohen nga klubi po ashtu.
“Ka qenë kënaqësi të luaja me Bernardon dhe Johnin. Dhe sigurisht nën drejtimin e Pep. Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm, por ne duhet të vazhdojmë para dhe të luftojmë edhe pa ta”, ka thënë ylli Erling Haaland.