Botë

Netanyahu u kërkon qeverive perëndimore të luftojnë antisemitizmin

Benjamin Netanyahu

Foto: Associated Press

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar të martën që qeveritë perëndimore "të bëjnë atë që është e nevojshme për të luftuar antisemitizmin", pas sulmit masive të dielën që kishte për shënjestër një festë hebraike në plazhin Bondi të Sidneit. 

"Ata duhet t'i kushtojnë vëmendje paralajmërimeve tona. Unë kërkoj që të veprojnë - tani", ka thënë Netanyahu në një videodeklaratë. 

Komisioneri i policisë federale të Australisë ka konfirmuar se sulmi që ka lënë 15 persona të vdekur në plazhin Bondi të Sidneit ishte terrorist dhe i frymëzuar nga grupi i Shtetit Islamik.

Autoritetet i kanë identifikuar të dyshuarit si babë dhe bir. Babai u vra dhe djali është shtruar në spital.

Sulmi i së dielës ka çuar në thirrje për ligje më të rrepta për armët. Kryeministri australian, Anthony Albanese ka njoftuar plane për të shtrënguar qasjen në armët e zjarrit.

Mijëra njerëz kanë vizituar vendin për të bërë homazhe dhe një numër rekord australianësh janë regjistruar për të dhuruar gjak në përgjigje të tragjedisë.