Botë

“Nobeli” për ekonomi për hulumtimin se si teknologjia i jep shtytje rritjes ekonomike

Fituesit e Nobelit per Ekonomi

Foto: AFP

Çmimi “Nobel” për ekonomi është ndarë mes tre ekonomistëve për “shpjegimin e rritjes ekonomike të shtytur nga inovacionit”, ka  njoftuar Komiteti “Riksbank”. 

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave vendosi t’ua japë çmimin “Sveriges Riksbank” në shkencat ekonomike, ekonomistëve Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt. 

Gjysma e çmimit shkon te Joel Mokyr, nga Universiteti Northwestern i SHBA-së, që “identifikoi parakushtet për rritje të qëndrueshme përmes progresit teknologjik”, ka thënë komiteti. 

Gjysma tjetër është ndarë mes Aghionit dhe Peter Howittit për “teorinë e rritjes së qëndrueshme përmes shkatërrimit krijues”. 

Çmimi i ekonomisë njihet zyrtarisht si Çmimi i Bankës së Suedisë për shkencat ekonomike. 

Në vitin 1968, Banka e Suedisë e njohur si Sveriges Riksbank, krijoi çmimin në nder të biznesmenit dhe kimistit suedez të shekullit XIX, Alfred Nobel, i cili krijoi të pesë çmimet “Nobel”. 

Shuma e çmimit është e ngjashme me çmimet “Nobel” dhe paguhet nga Banka e Suedisë. 

Deri më tash janë ndarë 56 çmime për ekonominë. 

Javën e kaluar u shpallën çmimet “Nobel” për mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe paqe.