Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka certifikuar Bahamasin si vend që ka eliminuar mundësinë e transmetimit të virusit HIV-it nga nëna te fëmija, një arritje e rëndësishme për shëndetin publik në Karaibe.
“E përgëzoj Bahamasin për këtë arritje të jashtëzakonshme, e cila pasqyron vite angazhimi politik dhe përkushtimin e punonjësve shëndetësorë. Duke siguruar që fëmijët të lindin pa HIV, ne po garantojmë një të ardhme më të shëndetshme dhe më të ndritur për brezin e ardhshëm”, ka thënë drejtori I përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa drejtori i Pan American Health Organization, Jarbas Barbosa, u shpreh se ky lajm pasqyron angazhim të qëndrueshëm politik e përkushtim të stafit mjekësor.
“Kjo arritje pasqyron angazhim të qëndrueshëm politik dhe lidership të fortë kombëtar, së bashku me përkushtimin dhe kujdesin e stafit shëndetësor. Nuk është vetëm një moment krenarie kombëtare, por edhe një mundësi për të çuar më tej përpjekjet për eliminimin e HIV-it dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse në Karaibe dhe në gjithë Amerikën”.
Si u arrit ky sukses?
Bahamas e arriti këtë rezultat falë një modeli gjithëpërfshirës të kujdesit shëndetësor.
Një nga elementet kryesore ishte ofrimi i kujdesit për të gjitha gratë shtatzëna, pa dallim nëse janë shtetase apo jo, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.
Gratë testohen për HIV në vizitën e parë gjatë shtatzënisë dhe përsëri në tremujorin e tretë.
Sistemi mbështetet nga një rrjet laboratorik i fortë dhe protokolle të rrepta testimi.
Masat për parandalimin e transmetimit nga nëna te fëmija janë pjesë e programeve të shëndetit të nënës dhe fëmijës dhe përfshijnë:
-trajtim dhe monitorim të vazhdueshëm për nënat me HIV dhe foshnjat e ekspozuara
-furnizim me barna antiretrovirale për disa muaj
-trajtim falas për infeksionet seksualisht të transmetueshme
-shërbime të planifikimit familjar
Gjithashtu, është futur edhe përdorimi i profilaksisë parandaluese (PrEP), që ndihmon në parandalimin e infektimit me HIV, përfshirë edhe te gratë shtatzëna.
“Prej vitesh kemi punuar shumë për të përballuar situatën me HIV/AIDS. Shumë njerëz kanë kontribuar në këtë arritje të madhe, infermierët dhe mjekët në sistemin publik dhe në klinikat në të gjithë vendin”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë në Bahamas, Michael Darville.
Bahamas i bashkohet një grupi të vogël vendesh që kanë arritur këtë standard, mes tyre Kuba, vendi i parë në botë që u certifikua, dhe Brazili.
Çka kërkohet për këtë certifikim?
Për t’u certifikuar nga OBSH-ja, një vend duhet të dëshmojë se:
-Shkalla e transmetimit të HIV-it nga nëna te fëmija është më pak se 2 për qind
-ka më pak se 5 raste të reja te fëmijët për çdo 1000 lindje
-të mbahet në mbi 95 për qind numri i grave shtatzëna që kanë qasje në kujdes, testim dhe trajtim
“Amerika Latine dhe Karaibet kanë qenë prej kohësh shembull në këtë përpjekje globale. Sot, më shumë se gjysma e vendeve që kanë arritur eliminimin janë nga kjo zonë. Ky është lidership që frymëzon botën”, ka thënë Anurita Bains nga UNICEF.
Ndërsa drejtuesja e UNAIDS, Winnie Byanyima, ka theksuar se Bahamas po tregon se eliminimi i mundësisë së transmetimit të virusit vdekjeprurës nga nëna te fëmija është i mundur.
“Bahamas po tregon se eliminimi i transmetimit të HIV-it nga nëna te fëmija është i mundur. Kur gratë testohen herët gjatë shtatzënisë, nisin trajtimin në kohë dhe qëndrojnë nën kujdes, çdo fëmijë ka më shumë gjasa të lindë pa HIV”, ka thënë ajo.
Ky sukses është pjesë e një nisme më të gjerë rajonale që synon eliminimin jo vetëm të HIV-it, por edhe të sëmundjeve të tjera si sifilizi, hepatiti B dhe disa infeksione të lindura, deri në vitin 2030.