Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për t’ia lejuar liderit palestinez, Mahmoud Abbas, adresimin me videolidhje gjatë takimin vjetor të liderëve botërorë, pasi Shtetet e Bashkuara ia kanë revokuar atij vizën muajin e kaluar.
Mocioni u miratua me 145 vota për, 5 kundër e gjashtë abstenime.
Abbasi ka synuar të marrë pjesë në takimin e javës së ardhshme, të thirrur nga Franca e Arabia Saudite, e gjatë së cilës synohet avancimi i zgjidhjes me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez.
Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia planifikojnë ta njohin shtetin palestinez teksa Shtetet e Bashkuara janë kundër përpjekjes, duke vlerësuar se premtimi për shtetësi e ka inkurajuar Hamasin dhe e ka bërë më të vështirë arritjen e marrëveshjes për një armëpushim në Rripin e Gazës.
Departamenti amerikan i Shtetit ua revokuar vizat Abbasit dhe rreth 80 zyrtarëve të tjerë palestinezë muajin e kaluar, duke e akuzuar udhëheqjen palestineze për minimin e përpjekjeve për paqe. Para votimit, disa numër aleate të SHBA-së, përfshirë Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë bërë përpjekje për ta bindur Washingtonin ta rishqyrtonte vendimin për revokimin e vizës së Abbasit.