Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë fëmijët e Trumpit ngrihen në këmbë për Melanian gjatë fjalimit për “Gjendjen e Kombit”

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbajtur të martën fjalimin e tij të parë për “Gjendjen e Kombit” të mandatit të tij të dytë presidencial, dhe e gjithë familja e tij ishte e pranishme për ta mbështetur.

Ndërsa Trump, 79 vjeç, po përgatitej të mbante fjalimin, kamerat fokusuan zonjën e parë Melania Trump, 55 vjeçe, e cila ishte ulur pranë djalit të saj të vetëm, Barron, 19 vjeç, në një paraqitje të rrallë publike për djalin e presidentit. Pranë më të voglit nga fëmijët Trump ishin edhe vëllezërit e motrat e tij: Ivanka, 44 vjeçe, Eric, 42, Don Jr., 48, dhe Tiffany, 32.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trumpi e ka hapur fjalimin duke prezantuar bashkëshorten e tij, dhe Ivanka udhëhoqi vëllezërit e motrat duke u ngritur në këmbë për një duartrokitje. Shpejt, politikanët dhe të ftuarit e mbledhur në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve bënë të njëjtën gjë.

Katër fëmijët më të mëdhenj të Trumpit ishin të shoqëruar edhe nga partnerët e tyre, të ulur drejtpërdrejt pas tyre: bashkëshorti i Ivankës, Jared Kushner, 45 vjeç; bashkëshortja e Ericut, Lara Trump, 43, e fejuara e Don Jr., Bettina Anderson, 39; dhe bashkëshorti i Tiffanyt, Michael Boulos, 28.

Në fjalimin e tij, Trumpi ka theksuar se në vitin e tij të parë pas rikthimit në detyrë vendi kishte përjetuar një “kthesë historike shumë të madhe” dhe ka kritikuar vazhdimisht paraardhësin e tij, presidentin Joe Biden.

Disa anëtarë demokratë të Kongresit nuk morën pjesë në fjalimin e Trumpit, por në vend të kësaj organizuan një transmetim të drejtpërdrejtë të quajtur “Gjendja e Popullit” në anën tjetër të National Mall në Uashington, D.C.

Të tjerë sollën viktima të supozuara të Jeffrey Epsteinit si formë proteste ndaj mënyrës se si administrata Trump ka menaxhuar provat që lidhen me të dënuarin për abuzim seksual, i cili ka vdekur në burg më 10 gusht të vitit 2019.

Publikimi i dosjeve të plota të Epsteinit u detyrua nga Kongresi, i cili miratoi “Epstein Files Transparency Act” në nëntor 2025. Megjithatë, dokumentet u publikuan gradualisht dhe disa faqe ishin të redaktuara rëndë.

Trumpi ka mohuar vazhdimisht çdo keqbërje lidhur me miqësinë e tij të dokumentuar mirë me Epsteinin. Javën e kaluar, ai u ka thënë gazetarëve se ishte “plotësisht i shfajësuar” nga publikimi i mijëra faqeve të provave të qeverisë kundër financierit të ndjerë.