Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar të shtunën se aleatët perëndimorë të Ukrainës duhet të ndalojnë dërgesat e armatimit para se të ndodhë marrëveshja për armëpushim.
Tek ka folur për “ABC News”, Peskov ka thënë se nëse ndihmat ushtarake vazhdojnë, atëherë kjo përbën “përparësi” për Ukrainën, sepse sipas tij, Kievi do të “vazhdojë mobilizimin total” dhe do të sjellë më shumë trupa në vijën e frontit.
Ai gjithashtu ka thënë se Ukraina “nuk është e gatshme për negociata të menjëhershme”, teksa sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin, po përpiqet të “arrijë zgjidhje nëpërmjet mënyrave paqësore dhe diplomatike”.
Putini shpalli armëpushimin e Pashkëve muajin e kaluar, por që të dyja palët hodhën akuza për njëra-tjetrën se e kishin shkelur pa fund, dhe një tjetër pauzë treditore këtë javë me rastin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore. Ukraina nuk pranoi armëpushimin më të fundit, duke thënë se do vetëm ndalimin e luftimeve prej 30 ditësh ose më shumë.
Nga ana tjetër, liderët e vendeve më të fuqishme evropiane kanë udhëtuar për në Kiev gjatë ditës për t’u takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku temë qendrore pritet të jetë shtimi i presionit ndaj Rusisë për ta pranuar një marrëveshje të armëpushimit të plotë dhe pa kushte.