Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protesohet kundër Trumpit në të gjithë SHBA-në

Protesta

Foto: Associated Press

Protesta të mëdha kundër administratës Trump janë zhvilluar në qytete anembanë SHBA-së, duke shënuar përsëritjen e tretë të tubimeve të ashtuquajtura "Pa Mbretër", që më parë kanë tërhequr miliona njerëz.

Organizatorët thonë se po protestojnë kundër politikave të imponuara nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke përfshirë luftën në Iran, zbatimin federal të ligjit për imigracionin dhe koston në rritje të jetesës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Trumpi dëshiron të na sundojë si një tiran. Por kjo është Amerika dhe pushteti i përket popullit, jo atyre që aspirojnë të bëhen mbretër apo miqve të tyre miliarderë", kanë thënë organizatorët.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se të vetmit njerëz që interesohen për këto protesta "janë gazetarët që paguhen për t'i mbuluar ato".

Gjatë gjithë ditës së shtunës, demonstrata janë zhvilluar në pothuajse çdo qytet të madh të SHBA-së, duke përfshirë Nju Jorkun, Uashingtonin, Los Anxhelosin, Bostonin, Nashvillin dhe Hjustonin. Turma njerëzish u mblodhën gjithashtu në qytete dhe qyteza më të vogla në të gjithë vendin.

Tubimet pushtuan rrugët e qendrës së Uashingtonit gjatë gjithë pasdites, me turma njerëzish që marshonin nëpër kryeqytetin e vendit. Protestuesit u rreshtuan pranë shkallëve të Memorialit të Linkolnit dhe mbushën National Mall. Ashtu si në versionet e mëparshme të “Pa Mbretër”, protestuesit mbanin lart portrete të Trumpit, zëvendëspresidentit JD Vance dhe zyrtarëve të tjerë në administratë, duke kërkuar largimin dhe arrestimin e tyre.