Skender Krasniqi është dënuar me 24 vjet burgim unik për vrasjen e F.Z. në Zllakuqan të Lipjanit në gusht të 2024-ës.
Në shpallje të aktgjykimit, gjyqtari Gent Beka tha se i akuzuari për veprën penale “Vrasje” është dënuar me 22 vjet burgim, ndërsa për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, me 2 vjet e 6 muaj burgim.
Akuza ka qenë se Skënder Krasniqi e ka vrarë F.Z. pas një mosmarrëveshjeje të fëmijëve.
Fillimisht dyshohet se atë ditë djali i Krasniqit kishte mosmarrëveshje me një të mitur tjetër, pas komunikimeve në TikTok. Djali i Krasniqit dyshohet se e kishte shkaktuar lëndime trupore të miturit A.Z.
Ndërkaq F.Z. sapo kishte kuptuar rastin kishte shkuar te shtëpia e Krasniqit bashkë me I.Z. për të kuptuar se çka ka ndodhur.
Edhe
Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Sipas aktakuzës, palët kishin përfunduar bisedën dhe ishin nisur për në rrugën e fshatit dhe e kishin parë të miturin T.K., me të cilin kishin nisur fjalosje. I mituri sipas aktakuzës mbante në dorë një thikë, dhe pas ndërhyrjes së dëshmitarëve palët ishin ndarë. Në atë moment, sipas aktakuzës Skënder Krasniqi kishte marrë thikën dhe e ka therur dy herë F.Z. duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
VIDEO: