Marrëveshja e re e sponsorizimit e Aston Villas me “Visit Rwanda” është kritikuar nga aktivistë të të drejtave të njeriut.
“Amnesty International” ka thënë se vendi afrikan po e përdor marrëveshjen për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar.
“Visit Rwanda” dhe klubi i Premier Leagues nënshkruan marrëveshje shumëvjeçare të martën, ndërsa Villa pritet të përfitojë 20 milionë funte në vit.
Organizata “Amnesty International” tha se partneriteti rrezikonte të ndihmonte Ruandën të shkelte të drejtat e njeriut dhe përmendi akuzat rreth rolit të vendit në konfliktin në Kongo, shkruan BBC.
Qeveria e Ruandës ka mohuar rregullisht akuzat se mbështet grupet rebele që veprojnë në Kongo.
Edhe
Anglisë i vidhen rekuizitat
Bordi i turizmit i shtetit afrikan tashmë ka marrëveshje sponsorizimi me Atletico Madridin dhe me PSG-në, si dhe me disa ekipe sportive amerikane.
Më herët kishte marrëveshje tetëvjeçare me Arsenalin, që përfundoi në edicionin e kaluar. Marrëveshja ishte kundërshtuar nga një pjesë e tifozëve të Arsenalit.