Mijëra iranianë janë dyndur rrugëve të Teheranit dhe qytete të tjera të premten për të protestuar kundër Izraelit, me flamuj e thirrje të sloganeve anti-Perëndim.
Imazhet nga televizioni shtetëror iranian ka treguar turma të njerëzve që ecnin përmes rrugëve të kryeqytetit. Disa mbanin fotografitë e komandantëve iranianë të vrarë nga Izraeli, raportoi CNN. 
Të tjerë janë parë më flamuj të grupit militant të Libanit, Hezbollah – një prej aleatëve rajonalë kryesorë të Iranit.
 
                                                                                    