Lufta në Iran, e cila ka shkaktuar një krizë globale energjetike, pritej të kishte një rëndësi të madhe gjatë bisedimeve të sotme në Pekin, ndërmjet presidentëve të SHBA-së dhe Kinës.
Rrugës për në Kinë me Air Force One, sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i ka thënë Fox News se Washingtoni donte që Pekini të ishte proaktiv në zgjidhjen e konfliktit me Iranin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor përmendja e temës kryesisht mungonte në takimet e së enjtes në kuadër të vizitës dy-ditore të Trumpit në Pekin, sipas deklaratës së ministrisë së Jashtme të Kinës mbi takimin Trump-Xi.
Deklarata fliste për diskutimet lidhur me tregtinë dhe Tajvanin, por jo Iranin, megjithëse përmendi se të dy presidentët kishin "shkëmbyer pikëpamje" mbi "Situatën e Lindjes së Mesme", ndër çështjesh të tjera ndërkombëtare.
SHBA-ja do ndihmën e Kinës për ta rikthyer Iranin në tryezën e negociatave, ndërsa Kina ka luajtur në heshtje rolin e paqebërësit prapa skenave, pa u përfshirë në konflikt.