Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shumë fshatra në Gjakovë mbesin edhe pa ujë pasi erërat shkaktuan ndërprerjen e rrymës

uj

Erërat e forta gjatë të martës kanë ndikuar edhe në furnizimin me ujë në shumë fshatra të Gjakovës.

Ndërprerja e energjisë elektrike si pasojë e erërave ka lënë jashtë funksionit stacionet e pompimit.

KRU “Gjakova” njoftoi se për shkak të kësaj, pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin disa fshatra deri në rikthimin e energjisë elektrike.

Fshatrat ku nuk do të ketë as ujë janë: Hereq, Novosellë, Firzë, Dol – Lipovec, Kusarë, Polluzhë, Pastasel, Pataqan, Hoqë dhe Opterushë.

KRU njoftoi tutje se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas rivendosjes së energjisë elektrike dhe vënies në funksion të stacioneve të pompimit.