Duke thirrur "banzai" ose "jeto gjatë", mijëra njerëz janë mbledhur në një park të Tokios të enjten dhe kanë marshuar nëpër rrugë për të shënuar Ditën e 1 Majit.
Festa, e njohur edhe si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ose Dita e Punës, shënon betejat dhe arritjet e punëtorëve dhe lëvizjes punëtore në mbarë botën, raporton AP.
Organizatorët amerikanë thonë se mesazhi i tyre këtë vit përqendrohet në luftën kundër politikave të Presidentit Donald Trump që synojnë emigrantët, punëtorët federalë dhe nismat e diversitetit.
Ndërkohë, punëtorët industrialë dhe anëtarët e Konfederatës Koreane të Sindikatave janë mbledhur në Korenë e Jugut pranë përpara se të bashkoheshin në mitingun kryesor të Ditës së 1 Majit.
Sindikata të tjera që morën pjesë në tubimin në Seul përfshinin Sindikatat e Punëtorëve të Ndërtimit dhe Sindikata e Punëtorëve të Transportit Publik.
Rreth orës 15:00, rreth 30,000 njerëz janë mblodhur për tubimin kryesor sipas vlerësimit të organizatorëve.
Tubime të ngjashme pritet të ketë edhe në qytetet e tjera të botës.