Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përgëzuar Mojtaba Khamenein për marrjen e pozits si udhëheqësi i ri suprem i Iranit, dhe ka riafirmuar mbështetjen e Moskës për Teheranin.
"Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për emërimin tuaj si udhëheqës suprem i Republikës Islamike të Iranit”, ka thn Putini në një mesazh të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUdhëheqësi rus ka shtuar se ai "riafirmon mbështetjen e palëkundur (të Rusisë) për Teheranin dhe solidaritetin me miqtë tanë iranianë" dhe premton të "mbetet një partner i besueshëm".
"Në një kohë kur Irani po përballet me agresion të armatosur, veprimet tuaja në këtë pozicion të lartë padyshim do të kërkojnë guxim dhe përkushtim të madh. Jam i bindur se ju do të vazhdoni me nder punën e babait tuaj dhe do të bashkoni popullin iranian përballë kësaj sprove të rëndë”, ka thn Putin.
Mojtaba Khamenei sht djali i Ayatollah Ali Khameneit, i vrarë në ditën e parë të sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit, më 28 shkurt.