Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka cilësuar “të dobishme dhe në kohën e duhur” takimin e tij me presidentin amerikan, Donald Trump, të premten në Alaskë.
Lideri rus ka thënë po ashtu se diskutimet që pati me Trumpin ishin “të sinqerta dhe përmbajtësore”, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS.
Putini po ashtu ka deklaruar se Rusia e respekton qëndrimin e SHBA-së për luftën në Ukrainë.
Putini në konferencën për media me Trumpin u shpreh se kanë diskutuar për nevojën për të eliminuar “shkaqet” e konfliktit.
Fraza nënkupton se Moska nuk ka qëllim të lëvizë nga vijat e kuqe në raport me Ukrainën – për largim nga qasja perëndimore dhe mosanëtarësimin në NATO.
Gjithçka rreth takimit historik: