Botë

Qindra italianë shpëtohen nga vërshimet në pjesën veriore

Zjarrfikësit në veri të Italisë kanë shpëtuar disa persona të bllokuar nëpër automjetet e tyre nga përmbytjet në orët e para të së premtes. Zjarrfikësit kanë shpëtuar dy turistë belgë që ishin bllokuar në automjetin e tyre kur lumi Tagliamento doli nga shtrati.

Në Toskanë, autoritetet italiane kanë angazhuar më shumë se 400 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit dhe disa helikopterë për të kërkuar personat e zhdukur dhe për të ndihmuar të bllokuarit nga përmbytjet.

Në disa zona veriore të Italisë përmbytjet kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut duke bllokuar disa rrugë. Autoritetet italiane kanë raportuar për shi rekord në Toskanë shkaku i stuhisë Ciaran, që ka përfshirë Gadishujt Iberik dhe Apenine.

Të paktën 12 persona kanë vdekur nga kjo stuhi në Evropën perëndimore. Guvernatori i Toskanës, Eugenio Giani ka njoftuar se pesë persona kanë vdekur nga stuhia më e fuqishme në 100 vjetët e fundit.

Shkencëtarët kanë thënë se ndryshimet klimatike janë shkaktare të shiut më të shpeshtë dhe më të madh.