Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se negociatorët amerikanë dhe iranianë kanë arritur “një marrëveshje mjaft solide” për t’i dhënë fund luftës, e cila mund të zyrtarizohet të hënën.
“Ende jemi në proces. Mendonim se mund të kishim lajme mbrëmë, e ndoshta edhe sot”, ka thënë Rubio gjatë një vizite në Indi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeklarata e tij vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se i kishte udhëzuar negociatorët “të mos nxitojnë drejt një marrëveshjeje”, megjithëse më herët kishte sugjeruar se ajo ishte afër finalizimit.
Sipas raportimeve, marrëveshja përfshin një zgjatje 60-ditore të armëpushimit, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe një plan për negociata të mëtejshme mbi programin bërthamor të Iranit.
Rubio tha se në tavolinë ndodhet një propozim konkret për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, rrugë strategjike ujore përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë dhe që aktualisht po bllokohet nga Irani.
Megjithatë, ai paralajmëroi se nuk duhet të nxirren përfundime të shpejta, duke theksuar se “duhet pak kohë për të marrë përgjigje nga Irani”.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, inteligjenca amerikane beson se lideri suprem iranian, i plagosur gjatë një sulmi izraelit në ditën e parë të luftës. Ndodhet në një vend të panjohur, gjë që po e vështirëson komunikimin me emisarët e tij dhe po e ngadalëson ritmin e negociatave.
Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi gjatë fundjavës se palët janë “shumë afër e njëkohësisht shumë larg” arritjes së një marrëveshjeje.
Mediat amerikane raportojnë se marrëveshja e propozuar nuk përbën zgjidhje përfundimtare, pasi çështja kyçe si lehtësimi i sanksioneve ndaj Iranit, lirimi i fondeve të ngrira iraniane dhe kufizimi i ambicieve bërthamore të Teheranit do të negociohen më vonë.
Ndërkohë, çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm dhe tregjet aziatike të aksioneve janë rritur për shkak të optimizmit për një marrëveshje të mundshme.