Rusia duhet të jetë një hap më përpara se shtetet perëndimore në prodhimin e armëve moderne, ka thënë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një takimi të enjten me komandantët e tij ushtarakë.
“A kemi gjithmonë sukses? Ndoshta jo. Ne e dimë – dhe ju e dini më mirë se kushdo tjetër, se armiku ka mjaftueshëm nga këto mjete moderne (ushtarake), sepse i gjithë komuniteti perëndimor po punon për armikun tonë”, ka deklaruar Putin, raporton AP.
“Kemi nevojë të jemi një hap përpara në teknologjinë e lartë”, ka shtuar ai.
Në paradën e Ditës së Fitores që është mbajtur mëngjesin e së enjtes në Moskë, Putini në një fjalim e ka akuzuar Perëndimin për nxitjen e një konflikti global.
Putini ka thënë se askush nuk do të lejohet të kërcënojë fuqinë më të madhe bërthamore në botë, duke iu referuar vendit të tij.
LEXO EDHE: