Botë

Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë, raportohen disa të vdekur

ukraine

Një person është vrarë dhe dy janë plagosur nga një sulm rus me dron në Odesa.

Guvernatori i Odesas, Oleh Kiper, ka shkruar në  Telegram se një ndërtesë e lartë, një tubacion gazi dhe disa vetura janë dëmtuar nga sulmi.

Videoja,  e cila duket se është bërë nga një bllok tjetër i ndërtesave i cili ndodhet më larg se vendi ku ndodhi sulmi,  paraqet flakë dhe shtëllunga të mëdha tymi.

Autoritetet lokale  në qytete të tjera kanë raportuar për sulmet e fundit ruse. Dy persona janë vrarë në regjionin e Donetskut dhe dy në Kharkiv.