Agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut dyshon se Rusia ka propozuar që Koreja e Veriut të marrë pjesë në stërvitjet detare trepalëshe me Kinën, sipas një ligjvënësi që mori pjesë në një takim të zyrtarëve të lartë të inteligjencës së Seulit të hënën.
Takimi u mbajt disa ditë pasi ambasadori rus në Korenë e Veriut, Alexander Matsegora, u tha mediave ruse se përfshirja e Koresë së Veriut në stërvitjet e përbashkëta ushtarake midis Rusisë dhe Kinës “duket e përshtatshme”.
Matsegora shtoi se ai po shpreh mendimin e tij dhe se nuk ishte në dijeni të ndonjë përgatitjeje.
Mes tensioneve të thelluara bërthamore me Uashingtonin, Seulin dhe Tokion, diktatori verikorean Kim Jong-Un është përpjekur të rrisë dukshëm partneritetet me Moskën dhe Pekinin, gjersa kërkon të dalë nga izolimi diplomatik dhe të fusë Phenianin në një front të bashkuar kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.