Shtëpia e Bardhë beson se është afër një marrëveshjeje me Iranin për një memorandum mirëkuptimi njëfaqësh që synon t’i japë fund luftës dhe të vendosë një kornizë për negociata më të detajuara bërthamore, ka raportuar Axios të mërkurën, duke cituar dy zyrtarë amerikanë dhe dy burime të tjera të informuara mbi çështjen.
Sipas raportit, SHBA-ja pret përgjigjet e Iranit për disa pika të rëndësishme, brenda 48 orëve të ardhshme. Megjithatë, theksohet se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje, edhe pse palët janë më afër se kurrë që nga fillimi i luftës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdër pikat kryesore, marrëveshja do të përfshinte angazhimin e Iranit për një moratorium mbi pasurimin bërthamor, ndërsa SHBA-ja do të pranonte të heqë sanksionet dhe të çlirojë miliarda dollarë fonde të ngrira iraniane. Po ashtu, të dyja palët do të lehtësonin kufizimet për kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Memorandumi njëfaqësh me 14 pika po negociohet midis të dërguarve amerikanë Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner dhe disa zyrtarëve iranianë, si drejtpërdrejt ashtu edhe përmes ndërmjetësve.
Në formën e tij aktuale, memorandumi do të shpallte përfundimin e luftës në rajon dhe fillimin e një periudhe 30-ditore negociatash për një marrëveshje më të detajuar që synon hapjen e ngushticës, kufizimin e programit bërthamor të Iranit dhe heqjen e sanksioneve amerikane.
Sipas Axios, kufizimet e Iranit mbi transportin detar në ngushticë dhe bllokada detare e SHBA-së, do të hiqeshin gradualisht gjatë kësaj periudhe 30-ditore. Një zyrtar amerikan ka thënë se nëse negociatat dështojnë, forcat amerikane do të mund të rikthejnë bllokadën ose të rifillojnë veprimet ushtarake.
Irani kishte deklaruar më herët të mërkurën se do të pranonte një marrëveshje paqeje vetëm nëse ajo do të ishte “e drejtë”, pasi presidenti amerikan Donald Trump pezulloi një mision detar treditor që synonte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke vënë në dyshim armëpushimin njëmujor të luftës.