Botë

SHBA-ja dhe Koreja e Jugut arrijnë marrëveshje tregtare, njofton Trumpi

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar të mërkurën arritjen e një marrëveshjeje tregtare me Korenë e Jugut.

Marrëveshja pritet të zhdukë pasigurinë për ekonominë e varur nga tregtia.

"E arritëm, e arritëm. Arritëm një marrëveshje", ka thënë Trumpi në përgjigje të një pyetjeje nëse u arrit një marrëveshje, përpara një darke të organizuar nga presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung.

"E arritëm marrëveshjen tonë, pothuajse e finalizuam", ka shtuar ai më pas, pa dhënë detaje.

Në mungesë të një marrëveshjeje, prodhuesit e veturave dhe çelikut të Koresë së Jugut duhet të paguajnë tarifat amerikane prej 25% në vend të 15% të rënë dakord në korrik, duke i vënë ata në disavantazh ndaj konkurrentëve japonezë që paguajnë 15% pas marrëveshjes së Tokios me Shtetet e Bashkuara.

Samiti Trump-Lee ndodhi gjatë turneut tre-vendesh të presidentit të SHBA-së në Azi, që filloi në Malajzi me një takim të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore.