Botë

SHBA-ja sanksionon grupin ekstremist izraelit për bllokimin e ndihmave në Gaza

Lufta në Gaza

Lufta në Gaza

Foto: Associated Press

Washingtoni ka vendosur sanksione ndaj një grupi izraelit për sulmin e autokolonave të ndihmave humanitare të destinuara për civilët në Gaza, thanë zyrtarët amerikanë. 

Sanksionet synojnë grupin e ashtuquajtur Tsav 9 dhe kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, për aktivitetet si bllokimi dhe dëmtimi i dërgesave të ndihmave humanitare.

Palestinezët kanë vazhdimisht nevojë për ndihmë, ndërsa Izraeli vazhdon pushtimin dhe bombardimet e tij në luftën  tetëmujore, në të cilën janë vrarë të paktën 37 mijë njerëz. 

Izraeli është përballur gjithashtu me akuza për bllokimin e ndihmave, që mohon ta ketë bërë.