Botë

Shpërthim në një fabrikë kimikatesh në Spanjë, alarm për 80 mijë banorë

Shpërthim në një fabrikë kimikatesh në Spanjë, alarm për 80 mijë banorë

Foto: Associated Press

Një shpërthim në një fabrikë kimikatesh pranë qytetit spanjoll të Sevilles ka shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda.

Nuk u raportua për të lënduar, raportoi AP.

Zyrtarët u dërguan mesazhe rreth 80,000 banorëve duke u rekomanduar të mbanin maska ​​​​në fytyrë ose të mbyllnin dritaret e shtëpive.

Shpërthimi ndodhi në mesditë në një park industrial në Alcala de Guadaira. Shërbimet emergjente larguan personelin nga fabrika.

Autoritetet nuk kanë thënë se çfarë kimikatesh ka në fabrikë ose kush e zotëron atë.