Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtrenjtimi i naftës - Koreja e Jugut po shqyrton zgjerimin e kufizimeve në qarkullimin e automjeteve

Koreja e Jugut

Foto: Associated Press

Koreja e Jugut po shqyrton zgjerimin e kufizimeve të qarkullimit të automjeteve për publikun e gjerë nëse çmimet globale të naftës rriten më tej, kanë thënë zyrtarë të lartë.

Vendimi pritet të merret teksa autoritetet përpiqen të frenojnë kërkesën për energji, mes vështirësive në furnizim për shkak të luftës SHBA-Izrael me Iranin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri i Financave, Koo Yun-cheol, ka thënë të dielën se qeveria mund të zgjerojë kufizimet për përdorimin e veturave të pasagjerëve përtej institucioneve publike, nëse çmimet e naftës bruto rriten në rreth 120-130 dollarë për fuçi, nga çmimi aktual prej 100-110 dollarësh.

Nëse zgjerohet për të gjithë publikun, politika do të shënonte kufizimet e para kombëtare të qarkullimit të automjeteve në vend që nga Lufta e Gjirit në vitin 1991, kur qeveria vendosi një sistem 10-ditor të rotacionit të automjeteve për të kursyer energji.

Koreja e Jugut importon rreth 70% të naftës së saj të papërpunuar nga Lindja e Mesme, duke e lënë vendin shumë të ekspozuar ndaj ndërprerjeve të furnizimit dhe luhatjeve të mprehta të çmimeve që rrjedhin nga tensionet në rajon.

Qeveria javën e kaluar zbatoi një sistem të detyrueshëm pesë-ditor të rotacionit të automjeteve për sektorin publik, duke kufizuar përdorimin e automjeteve bazuar në numrat e targave.