Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, u është është përgjigjur kërcënimeve të bëra nga presidenti amerikan, Donald, për të ndërprerë tregtinë midis dy vendeve për shkak të kundërshtimit të Madridit ndaj bombardimit të Iranit.
Në një fjalim televiziv të mërkurën në mëngjes, Sanchez ka thënë se qëndrimi i qeverisë mund të përmblidhet me fjalët "jo luftës".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka bërë thirrje që "gabimet e së kaluarës" të mos përsëriten, duke iu referuar pushtimit të Irakut në vitin 2003, i cili sipas tij nuk i kishte arritur qëllimet e tij, duke krijuar pasiguri dhe duke e bërë jetën më të keqe për shumë njerëz.
Sanchez ka thënë po ashtu se sulmet ndaj Iranit mund të kenë një ndikim të ngjashëm ekonomik për miliona njerëz të zakonshëm, dhe qeveria po shqyrton masa për t'iu kundërvënë kësaj.
Trumpi është zotuar të martën të "ndërpresë të gjitha lidhjet" me Spanjën dhe e ka përshkruar vendin si "të tmerrshëm" pasi Sanchez refuzoi të lejonte SHBA-në të përdorte bazat e saj ushtarake për të sulmuar Iranin.
Madridi i kishte etiketuar sulmet si një "ndërhyrje ushtarake të pajustifikuar dhe të rrezikshme".
Mirëpo, Trumpi ka deklaruar se do t’i përdorte bazat spanjolle edhe pa e pyetur Spanjën, nëse do të paraqitej nevoja.