Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, ku është diskutuar rëndësia e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit për t’i dhënë fund ndërprerjeve në transportin global detar, raportoi të dielën BBC-ja.
Sipas zyrës së kryeministrit britanik, biseda u fokusua në situatën në Lindjen e Mesme dhe në ndikimin që mbyllja e kësaj rruge detare ka në zinxhirët globalë të furnizimit dhe në rritjen e kostove në mbarë botën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ata kanë diskutuar situatën aktuale në Lindjen e Mesme dhe rëndësinë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit për t’i dhënë fund ndërprerjes së transportit detar global, i cili po rrit kostot në të gjithë botën. Kryeministri shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për personelin ushtarak amerikan që humbi jetën gjatë konfliktit. Ata ranë dakord të mbanin kontakt të vazhdueshëm”, është thënë nga zyra e Starmerit.
Irani ka bllokuar në mënyrë efektive ngushticën, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e furnizimit global me naftë.
Sekretari britanik për Energjinë, Ed Miliband, deklaroi për BBC-në se qeveria britanike po shqyrton çdo mundësi për ta bërë të sigurt kalimin në këtë rrugë detare, përfshirë bashkëpunimin me SHBA-në dhe aleatët e tjerë.
Ai theksoi se rihapja e ngushticës është një prioritet, duke përmendur edhe përdorimin e dronëve për zbulimin e minave detare.
Ndërkohë, Irani ka paralajmëruar se do të vazhdojë ta bllokojë këtë rrugë si formë presioni politik dhe ekonomik ndaj SHBA-së. Sipas autoriteteve iraniane, anijet që lidhen me vendet që konsiderohen armiq mund të jenë objektiv i sulmeve.