Botë

Sulmet masive në Ukrainë lënë dy të vdekur, mes tyre një 4-vjeçar

ukraine

Sulmet masive gjatë natës në Ukrainë kanë lënë dy të vdekur, një fëmijë 4-vjeçar dhe një grua 74-vjeçare dhe tre të plagosur.

Ndërkaq shumë pjesë të Ukrainës kanë mbetur pa energji elektrike, ka njoftuar operatori ukrainas i energjisë.

Alarmet ajrore janë aktivizuar në mbarë vendin, ndërsa operatori energjetik Ukrenergo ka bërë të ditur se në disa rajone ka pasur ndërprerje emergjente të furnizimit me energji.

Forcat e Armatosura të Polonisë kanë njoftuar se avionë luftarakë janë ngritur në ajër dhe sistemet e mbrojtjes ajrore janë vënë në gatishmëri pas bombardimeve ruse, një masë parandaluese që Varshava e ndërmerr rregullisht në situata të tilla.

Të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se është në “natyrën e rusëve të bëjnë ndonjë sulm masiv gjatë Krishtlindjeve”.

Bombardimet gjatë natës kanë ardhur pas raundit të fundit të përpjekjeve diplomatike të udhëhequra nga SHBA-ja në Miami.