Një sulm ajror izraelit në jug të Libanit ka lënë të vrarë tre gazetarë që po raportonin mbi përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut.
Televizioni i Hezbollahut, al-Manar, njoftoi se korrespondenti i tij i kahershëm, Ali Shoeib, u vra gjatë sulmit në jug.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ushtrinë izraelite deklaruan se e shënjestruan Shoeibin, duke pretenduar se ai ka qenë një operativ i inteligjencës së Hezbollahut porse për këtë nuk paraqitën prova.
E televizioni pan-arab me bazë në Bejrut, Al-Mayadeen, bëri të ditur se gazetarja Fatima Ftouni u vra në të njëjtin sulm në distriktin jugor Jezzine, së bashku me vëllain e saj Mohammed, i cili ka punuar si kameraman.
Sipas raportimeve, ajo ka qenë në transmetim të drejtpërdrejtë pak çaste para së të goditej.
Zyrtarë të lartë në Liban e dënuan sulmin, ndërsa presidenti Joseph Aoun e cilësoi krim të rëndë.