Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmi ukrainas ndërpret furnizimin me ujë në Donetskun e kontrolluar nga rusët

Ukraine

Furnizimi me ujë është ndërprerë në disa zona të rajonit të Donetskut që ndodhen nën kontrollin rus, përfshirë edhe qendrën rajonale, qytetin e Donetskut, raportoi të premten agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar një kompani lokale të furnizimit me ujë.

Sipas raportit, furnizimi me ujë është ndërprerë në Donetsk, Yasynuvata dhe në disa pjesë të Makiivkës, pasi një sulm ukrainas ndaj infrastrukturës energjetike shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike në një impiant të trajtimit të ujit, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Donetsku është një nga katër rajonet ukrainase që Rusia pretendoi se i aneksoi në vitin 2022, në kuadër të luftës së saj në Ukrainë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se forcat ruse aktualisht kontrollojnë më shumë se 85 për qind të territorit të këtij rajoni.