Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (0BSH) është sulmuar ndërsa shoqëronte një konvoj të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë të martën, por arriti të dërgonte furnizime mjekësore në qytetin e Bilozerkës, ka thënë drejtori i Përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një postim në X.
Dy kamionë të Programit Botëror të Ushqimit u dëmtuan në incident, ka thënë Tedros të mërkurën.
Ai ka përsëritur thirrjet për ndalimin e sulmeve ndaj punonjësve humanitarë.