Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri të madh pyjor në jug të Spanjës.
Autoritetet kanë njoftuar se rreth 150 zjarrfikës janë angazhuar për të vënë nën kontroll flakët, të cilat, sipas dëshmitarëve, u shkaktuan nga rrëzimi i një linje të energjisë elektrike dhe më pas u përhapën në një zonë pyjore në Los Gallardos, në provincën Almeria, ka raportuar BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht shkakun e zjarrit.
Një valë e vazhdueshme e të nxehtit, me temperatura që arrijnë rreth 40°C, ka shkaktuar zjarre të shumta në të gjithë jugun e Evropës gjatë kësaj vere.
Qindra zjarrfikës po luftojnë me zjarre të mëdha në Francë, Portugali dhe Spanjë, ndërsa mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Trupat e 11 viktimave u gjetën në fshatin e vogël Bedar, pranë Los Gallardos.
Ministri i Shëndetësisë dhe Emergjencave i Andaluzisë, Antonio Sanz, ka theksuar se zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka qenë e jashtëzakonisht i vështirë për t’u vënë në kontroll.
Sipas tij, katër persona u gjetën të vdekur brenda automjetit të tyre, ndërsa viktimat e tjera u gjetën në vende të ndryshme.
Kreu i qeverisë rajonale të Andaluzisë, Juanma Moreno, e cilësoi ngjarjen si “tragjedi”.