Të paktën 15 persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi në një pikë karburanti që shkaktoi zjarr masiv, në Jemenin qendror.
Shpërthimi ka ndodhur të shtunën në provincën Bayda, ka thënë në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga rebelët Houthi. Të paktën 67 të tjerë kanë mbetur të lënduar, përfshirë 40 në gjendje kritike, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet kanë bërë të ditur se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për të zhdukurit e raportuar. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Bayda kontrollohet nga rebelët Houthi të mbështetur nga Irani, të cilët kanë qenë në luftë me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit për më shumë se një dekadë.