Botë

Të paktën 30 të lënduar nga sulmi rus në stacionin hekurudhor

treni

Të paktën 30 persona kanë pësuar lëndime pas një sulmi rus me dronë në stacionin hekurudhor në Shostka të Ukrainës, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai ka shtuar se pasagjerë dhe punëtorë të stacionit ishin aty kur ndodhi sulmi.

Shërbimet emergjente janë lajmëruar menjëherë dhe Zelensky ka thënë se do të përditësohen shifrat për të lënduarit.

“Rusët nuk mund të mos e kenë ditur se po shënjestronin civilë. Ky është terrorizëm, të cilin bota nuk ka të drejtë ta injorojë”, ka shkruar Zelensky në X.

Zelensky i ka bërë thirrje Perëndimit që të veprojë në vend të deklaratave e rezolutave të miratuara.