Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën pesë të vdekur nga një sulm rus në Ukrainë

Ukraine

Foto: Associated Press

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi rus me raketa të martën, në qytetin juglindor të Dniprosë në Ukrainë.

Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Këta ishin civilë që thjesht po udhëtonin me veturat e tyre. Njerëz që po bënin punët e tyre, duke u kthyer në shtëpi te familjet e tyre”, ka thënë ministri i Infrastrukturës i Ukrainës, Oleksiy Kuleba, në aplikacionin Telegram.

Një strukturë infrastrukturore është dëmtuar në sulm, sipas prokurorëve.

Të paktën 10 persona të shtruar në spital janë në gjendje të rëndë, ka bërë të ditur guvernatori rajonal Oleksandr Ganzha në Telegram. Një nga viktimat, një burrë 40-vjeçar, vdiq në spital, ka thënë ai.

Një video e ndarë nga zyrtarët tregonte vetura me gjurmë gjaku dhe dëmtime nga mbeturinat.