Një i dyshuar që hapi zjarr në një pikë kontrolli pranë Shtëpisë së Bardhë u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me agjentët e Shërbimit Sekret të shtunën në mbrëmje, kanë konfirmuar zyrtarët.
CBS News e ka identifikuar të dyshuarin si Nasire Best, 21 vjeç, i cili ishte i njohur për agjencinë e sigurisë dhe kishte histori të dokumentuar të problemeve të shëndetit mendor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti amerikan Donald Trump falënderoi oficerët për “veprimin e tyre të shpejtë dhe profesional” në neutralizimin e sulmuesit, për të cilin tha në një postim në Truth Social se kishte “një histori të dhunshme dhe një obsesion të mundshëm ndaj strukturës më të çmuar të vendit tonë”.
Të shtënat ndodhën vetëm një muaj pasi një person i armatosur hapi zjarr gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Ngjarja e së shtunës mbetet nën hetim, ndërsa bllokimet e rrugëve përreth Shtëpisë së Bardhë pritet të vazhdojnë gjatë natës.
Pak para orës 18:00 sipas kohës lokale, një burrë nxori armën nga çanta dhe “filloi të qëllonte” jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Agjentët e Shërbimit Sekret, të pozicionuar në atë zonë, iu kundërpërgjigjën me armë zjarri duke e goditur sulmuesin. Ai më pas u dërgua në spital, ku u shpall i vdekur.
Gjatë incidentit u plagos edhe një kalimtar i rastit, por Shërbimi Sekret nuk dha detaje të mëtejshme për gjendjen e tij. Asnjë oficer nuk mbeti i lënduar në sulm.
Trumpi ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në momentin e incidentit, por sipas agjencisë “asnjë person nën mbrojtje dhe as operacionet nuk u prekën”.
Më vonë, mediat amerikane identifikuan të dyshuarin si Best, i cili ishte i njohur si për Shërbimin Sekret ashtu edhe për Departamentin Metropolitan të Policisë. Burime të zbatimit të ligjit i thanë CBS-së se ai kishte përdorur një revole.
Një burim i afërt me hetimin tha për CBS se Best kishte tentuar të hynte në Shtëpinë e Bardhë në korrik të vitit 2025 dhe ishte arrestuar nga policia pranë objektit, pas së cilës kishte qëndruar për një periudhë në një institucion psikiatrik. Ai kishte jetuar në Uashington DC për 18 muaj.