Artikulli është përditësuar - Një tërmet 6.1 ballë Rihter ka goditur në perëndim të Turqisë të dielën, ka njoftuar autoriteti turk i menaxhimit të emergjencave, AFAD, transmeton agjencia “Reuters”.
AFAD ka thënë se dridhjet janë ndier në shumicë provinca. Tërmeti ka ndodhur rreth orës 19:53 me kohë lokale në provincën Balikesir, në afërsi të qytetit më të madh turk, Stambollit.
Tërmeti ka ndodhur në thellësi 11 kilometra.
Kryebashkiaku i rajonit Sindirgi në Baliksehir, Serkan Sak, ka njoftuar se janë shembur rreth 10 ndërtesa. Një person ka humbur jetën e pesë tjerë janë nxjerrë gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur.
Është raportuar se pas tërmetit 6.1 ballë, kanë pasuar deri 20 pasgoditje tjera nga 4.6 shkallë e më të vogla.