Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se “Irani nuk do të ketë kurrë më armë bërthamore”, bazuar në marrëveshjen e re.
Duke folur në Samitin e G7-s në Francë, Trumpi ka thënë se marrëveshja me Iranin po hyn në “shkallën e dytë”, por nuk ka ofruar detaje të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi marrëveshje të drejtë. Është marrëveshje e mirë”, ka thënë ai.
Të hënën, Trump u shpreh se marrëveshja për t’i dhënë fund luftës “është nënshkruar”. Ministri i Jashtëm iranian ka thënë se negociatat për fazën finale do të nisin në Zvicër të premten.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se diskutimet për programin bërthamor të Iranit pritet të nisin këtë javë. Gjithçka do të varet nga zotimet e Iranit në marrëveshjen e re.