Botë

Trump: Ne do t’i japim mbrojtje dhe siguri Ukrainës

trump

Trump u pyet nëse SHBA-ja do të dërgojë "paqeruajtës amerikanë" në Ukrainë për të siguruar një marrëveshje paqeje.

"Ne do të punojmë me Ukrainën, do të punojmë me të gjithë për t'u siguruar që paqja është afatgjatë. SHBA-ja do të punojë si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën për t'u siguruar që ajo të funksionojë”, shton ai. "Nëse mund të arrijmë paqen, e di që do të funksionojë. Nuk kam asnjë dyshim për këtë”.

Trump u pyet nëse do t’i japë Ukrainës garanci sigurie dhe mbrojtje të ngjashme me ato të NATO-s, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

Presidenti amerikan tha se kjo nuk është diskutuar ende, por “ne do t’u japim atyre mbrojtje shumë të mirë, siguri shumë të mirë”.


 

Lexo përditësimet tjera
Donald Trmp dhe Zelensky

LIVE: Zelensky sinjalizon gatishmëri për takim trepalësh me Trumpin dhe Putinin

(E përditësuar) - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhanë shpresën...