Botë

Trump: Nuk dua ndryshim të regjimit në Iran

Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk është duke këkruar ndryshim të regjimit në Iran.

Trumpi e ka bërë deklaratën dy ditë pasi e kishte hedhur për herë të parë idenë.

“Nuk e dua këtë. Do të doja të shihja që gjithçka po qetësohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, u ka thënë Trumpi gazetarëve në Air Force One, teksa po udhëtonte për në Hagë, për të marrë pjesë në samitin e radhës të aleancës, raporton AP. 

“Ndryshimi i regjimit kërkon kaos dhe idealisht, nuk duam të shohim kaq shumë kaos”, është shprehur Trumpi.

Gjatë fundjavës, Trumpi ka shkruar në llogarinë e tij në mediat sociale se "nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë Iranin përsëri të madh, pse të mos ketë një ndryshim të regjimit???"

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump

Trump: Arrihet armëpushimi Izrael-Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit.Ai në një...