Administrata Trump ka vendosur të mërkurën sanksione të tjera ndaj individëve dhe kompanive të akuzuara për mbështetje të programit iranian të raketave balistike, prodhimit të dronëve dhe shitjeve të paligjshme të naftës, ndërsa SHBA-ja po i bën presion Teheranit të arrijë një marrëveshje përpara bisedimeve bërthamore këtë javë.
Sanksionet ndaj 30 personave, kompanive dhe anijeve vijnë në një kohë kur presidenti Donald Trump ka rritur praninë e anijeve luftarake dhe avionëve amerikanë në rajon dhe ka kërcënuar me veprime ushtarake për ta detyruar Iranin të kufizojë programin e tij bërthamor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaundi më i fundit i bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe negociatorëve iranianë është planifikuar të mbahet të enjten në Gjenevë, raportoi AP.
Sanksionet e reja, të vendosura nga Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) në kuadër të Departamentit të Thesarit, përfshijnë një listë anijesh të akuzuara se janë pjesë e “flotës në hije” të Iranit - një term që i referohet cisternave të vjetra të naftës që kontrabandojnë naftë për vende që përballen me sanksione të rënda.
Në shënjestër janë vënë gjithashtu kompani prodhuese të dronëve, përfshirë Qods Aviation Industries, e cila, sipas Departamentit të Thesarit, ka furnizuar me dronë “të gjitha degët e ushtrisë iraniane dhe blerës në Afrikë dhe Amerikën Latine”.
Sanksionet u mohojnë individëve dhe kompanive të përfshira qasjen në çdo pronë apo pasuri financiare të mbajtur në Shtetet e Bashkuara dhe ua ndalojnë kompanive dhe qytetarëve amerikanë të bëjnë biznes me ta. Megjithatë, ato konsiderohen kryesisht simbolike, pasi shumë prej tyre nuk kanë fonde të depozituara në institucione financiare amerikane.
Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës këmbëngulin se Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë armë bërthamore dhe e kanë shtuar presionin disa muaj pas sulmeve ajrore amerikane në qershor ndaj tre objekteve bërthamore iraniane.