Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ngritur dolli për lidhjet e ngushta dhe historike midis SHBA-së dhe Kinës, duke projektuar stabilitet dhe ngrohtësi në marrëdhënie, pas një dite bisedimesh me udhëheqësin e Kinës Xi Jinping.
Gjatë fjalimeve të shkurtra në një banket shtetëror të enjten, Trumpi i ka quajtur diskutimet e ditës "jashtëzakonisht pozitive dhe produktive" dhe ka falënderuar homologun e tij për "nderin e madh" të asaj që ai e ka përshkruar si një ceremoni "madhështore mirëseardhjeje" më herët gjatë ditës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrumpi ka bërë paralele midis dy vendeve gjatë historisë, duke e quajtur atë "një nga marrëdhëniet më të rëndësishme në historinë botërore".
"Ashtu si shumë kinezë tani e duan basketbollin dhe xhinset blu, restorantet kineze në Amerikë sot i tejkalojnë pesë zinxhirët më të mëdhenj të ushqimit të shpejtë në Shtetet e Bashkuara, të gjithë së bashku", ka thënë ai, duke e quajtur këtë një "deklaratë mjaft të madhe".
Presidenti amerikan ka shtuar se vendet kanë “shumë të përbashkëta”, duke treguar vlerat e “punës së palodhur”, “guximit” dhe “arritjes”.
“Bota është një botë e veçantë me ne të dyja të bashkuara dhe bashkë”, ka thënë ai.
Trumpi gjithashtu ka ftuar Xi-në dhe bashkëshorten e tij, zonjën Peng, për një vizitë në Shtëpinë e Bardh më 24 shtator.