Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Zbulohet se çka u tha Messi lojtarëve në tunel

Lionel Messi

Janë publikuar pamje të papara më herët të Argjentinës në tunel para ndeshjes finale të Kupës së Botës kundër Spanjës të dielën.

Imazhet përfshijë një fjalim nga Lionel Messi, shkruan “The Sun” të martën. Argjentina humbi 1:0 nga Spanja në finale.

Messi u pa duke qarë në fushë pasi humbi finalen.

Por janë publikuar pamje të reja që zbulojnë se çka u tha Messi bashkëlojtarëve para se të hynin në fushën e stadiumit “MetLife” ku u zhvillua ndeshja finale e Botërorit.

Ajo që 39-vjeçari u kishte thënë lojtarëve tjerë të Argjentinës ka ngjallur spekulime në rrjetet sociale se diçka nuk shkonte mirë në kampin argjentinas para finales.

Edhe Messi me mesazh emocionues para finales Botërori 2026 2 d. më parë Messi me mesazh emocionues para finales

Në video dëgjohet Messi duke thënë “ejani djem, rrini të qetë”.

“Le të qëndrojmë të qetë, djem. Le të mendojmë vetëm për lojën, të qëndrojmë të qetë. Le t’i harrojmë të gjitha. Le të mendojmë vetëm për lojën njerëz”, dëgjohet Messi në video.

Mesazhi që përcolli Messi la hapësirë për spekulime se mund të ketë pasur ndonjë problem më parë.

Një tifoz theksoi se Enzo Fernandez ishte “gati të qante” dhe Lisandro Martinez “kishte trishtim në gjithë fytyrën e tij”.

Një tjetër pretendoi se yjet e Argjentinës kishin “fytyra të çuditshme” në video.

Edhe Mijëra tifozë presin përfaqësuesen e Argjentinës, me gjithë humbjen në finale Botërori 2026 11 o. më parë Mijëra tifozë presin përfaqësuesen e Argjentinës, me gjithë humbjen në finale

Një i tretë shtoi se ekipi “nuk dukej vetvetja”.

Teoritë që qarkullojnë në mediat sociale kanë sugjeruar se mesazhi mund të ketë qenë për ekipin që përpiqej të harronte perceptimin negativ për të gjatë gjithë turneut.