Botë

Trumpi e vlerësoi gabimisht ndikimin e tij mbi Putinin, thotë ministri gjerman i Mbrojtjes

Donald Trump

Foto: Associated Press

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka deklaruar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka vlerësuar në mënyrë të gabuar ndikimin e tij mbi presidentin rus, Vladimir Putin.

Deklarata e tij vjen dy ditë pas bisedës telefonike të zhvilluar ndërmjet Trumpit dhe Putinit për fundin e luftës në Ukrainë, raporton Reuters.

Biseda mes dy liderëve nuk ka sjellë përparime të dukshme duke bërë që Evropa të shpallte sanksione të reja ndaj Rusisë.

"Unë dyshoj se ai e vlerësoi gabimisht pozicionin e tij negociues”, i ka thënë Pistorius transmetuesit radiofonik Deutschlandfunk, pas përpjekjeve të braktisura tashmë të Trumpit për të shtuar presionin ndaj Putinir për të pranuar një armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor.

Bashkimi Evropian aktualisht po punon për paketën e radhës të sanksioneve kundër Rusisë për luftën në Ukrainë. 

Pistorius ka thënë se mbetet për t'u parë nëse Uashingtoni do t'i bashkohet këtyre masave ndërsa bisedimet vazhdojnë përmes kanaleve të zakonshme diplomatike.