Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka fajësuar “retorikën” e rivalëve të tij Joe Biden e Kamala Harris për tentim sulmin e fundit ndaj tij, duke thënë se “i dyshuari i armatosur veproi në gjuhën shumë nxitëse të demokratëve”.
Trump ka folur për “Fox News Digital”.
“Ai i besoi retorikës së Bidenit dhe Harrisit dhe veproi sipas saj. Retorika e tyre po më bëjnë shënjestër, por unë jam ai që do ta shpëtojë vendin dhe ata janë personat që do ta shkatërrojnë vendin – si nga brenda ashtu edhe nga jashtë”, ka thënë Trump.
Trump tha komentet e kaluara të Bidenit dhe Harrisit e konsiderojnë atë si “kërcënim për demokracinë”.
“Ata janë kërcënimi i vërtetë”, ka thënë Trump.
Si Biden ashtu edhe Harris thanë se janë shumë të lumtur që Trump është mirë dhe kanë dënuar dhunën në politikë.
Të dielën kishte pasur një tentim atentati ndaj ish-presidentit Trump në një fushë golfi në Florida.
Sipas autoriteteve lokale pjesëtarë të shërbimit sekret të SHBA-së kanë gjuajtur në drejtim të një njeriu që po drejtonte një armë të stilit AK-47 në drejtim të Trumpit. Është arrestuar i dyshuari Ryan Routh, i cili u paraqit të hënën në gjykatë. Ndaj tij janë ngre akuza për krim me armë.