Çmimet e naftës janë rritur pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se përgjigjja e Iranit ndaj propozimeve të SHBA-së për t'i dhënë fund luftës ishte "krejtësisht e papranueshme".
Teherani zyrtar ka dërguar përgjigjen e tij nëpërmjet Pakistanit, i cili ka shërbyer si ndërmjetës midis dy palëve, duke kërkuar një përfundim të menjëhershëm të konfliktit, dhe garanci që s’do të ketë sulm të mëtejshëm SHBA-Izrael ndaj Iranit, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Tasnim të Iranit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇmimi ndërkombëtar i naftës Brent është rritur me 4.1% në 105.50 dollarë për fuçi në tregtinë aziatike, përpara se të binte pak.
Rruga ujore kryesore e Ngushticës së Hormuzit është mbyllur në mënyrë efektive që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, duke ndërprerë rëndë furnizimet globale me naftë dhe gaz.
Duke iu përgjigjur kushteve të Teheranit, Trumpi ka postuar në mediat sociale se nuk i pëlqente përgjigja e Iranit.
Kushtet e Uashingtonit në propozimin 1 faqësh përfshinin rivendosjen e tranzitit të lirë përmes
Ngushticës së Hormuzit dhe pezullimin e pasurimit bërthamor iranian, sipas agjencisë amerikane të lajmeve Axios.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë gjithashtu se lufta me Iranin nuk do të mbarojë derisa rezervat e tij të uraniumit të pasuruar të "nxirren jashtë loje".
Një armëpushim i shpallur në fillim të prillit për të lejuar kohë për bisedime paqeje kryesisht është respektuar, pavarësisht shkëmbimeve të herëpashershme të sulmeve.