Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë të dielën në mbrëmje se “shumë objektiva” janë shkatërruar në Iran dhe se ai është i bindur për një “ndryshim regjimi”.
Trumpi gjithashtu ka thënë se Irani ka rënë dakord të lejojë kalimin e 20 anijeve që transportojnë naftë përmes Ngushticës së Hormuzit duke filluar nga e hëna në mëngjes dhe në ditët në vijim, “si shenjë respekti”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të thosha vetëm se po ecim jashtëzakonisht mirë në negociata, por me Iranin nuk dihet kurrë, sepse ne negociojmë me ta dhe pastaj gjithmonë duhet t’i bombardojmë”, u ka thënë Trumpi gazetarëve të dielën në mbrëmje në bordin e Air Force One, ndërsa po udhëtonte drejt Uashingtonit.
“Dhe po negociojmë me ta drejtpërdrejt dhe tërthorazi. Kemi emisarë, por po merremi edhe drejtpërdrejt dhe, siç e dini, ata kanë rënë dakord të dërgojnë tetë anije dy ditë më parë dhe më pas shtuan edhe dy të tjera”, ka shtuar ai.
Ai gjithashtu ka thënë se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, “mund të jetë gjallë, por padyshim është në gjendje shumë të rëndë. Ai është i plagosur rëndë.”