Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi i ashpër me Gjermaninë: S’është çudi që i ka punët kaq keq

Donald Trump dhe Friedrich Merz

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar rëndë kancelarin gjerman, Friedrich Merz dhe shtetin e tij.

Në një postim në Truth Social, Trumpi ka shkruar se kancelari i Gjermanisë, mendon se është në rregull që Irani të ketë armë bërthamore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq për Gjermaninë ka deklaruar se nuk është e çudtishme që i ka punët, siç ka thënë, "kaq keq, si në aspektin ekonomik e po ashtu edhe në aspekte të tjera".

“Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, mendon se është në rregull që Irani të ketë armë bërthamore. Ai nuk e di për çfarë po flet! Nëse Irani do të kishte armë bërthamore, e gjithë bota do të mbahej peng. Unë po bëj diçka me Iranin tani, që kombet e tjera, ose presidentët, duhet ta kishin bërë shumë kohë më parë. Nuk është çudi që Gjermania po shkon kaq keq, si ekonomikisht, ashtu edhe në aspektet e tjera!”, ka shkruar Trumpi.

Deklarata e tij vjen si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Merzit të hënën në një ngjarje në Gjermaninë Perëndimore, ku kishte thënë se Irani po poshtëron SHBA-në. 

Presidenti Trump ka kritikuar ashpër aleatët e NATO-s që nuk kanë dërguar flotat e tyre detare për të ndihmuar në hapjen e Ngushticës së Hormuzit gjatë konfliktit. Kjo rrugë ujore ka mbetur pothuajse e mbyllur, duke shkaktuar tronditje në tregje dhe ndërprerje të paprecedentë në furnizimet me energji.