Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi lavdëron ekonominë dhe kërcënon Iranin në fjalimin më të gjatë para Kongresit

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbajtur fjalimin e tij vjetor para një seance të përbashkët të Kongresit, duke vendosur rekord për fjalimin më të gjatë ndonjëherë të “Gjendjes së Kombit”, me një kohëzgjatje prej gati 1 orë e 50 minuta.

Trumpi ka theksuar vazhdimisht agjendën e tij ekonomike, duke thënë se kishte mbikëqyrur një “rikthim historik” gjatë vitit të tij të parë pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sa i përket Iranit, Trumpi është shprehur se “preferenca ime është ta zgjidhim këtë problem përmes diplomacisë”, por paralajmëroi vendin kundër ndjekjes së një programi për armë bërthamore.

Ai është përplasur disa herë me demokratët në sallë, por nuk i ka qortuar drejtpërdrejt gjyqtarët e Gjykatës Supreme të pranishëm, për vendimin e tyre të fundit lidhur me tarifat.

Abigail Spanberger, guvernatorja e Virxhinias, ka dhënë përgjigjen e demokratëve, duke thënë se presidenti “nuk ofroi zgjidhje reale për sfidat urgjente të kombit tonë”.

Fjalimi i presidentit vjen në një kohë kur sondazhet sugjerojnë se amerikanët po bëhen gjithnjë e më skeptikë ndaj agjendës së tij për mandatin e dytë, përpara zgjedhjeve të rëndësishme të mesmandatit në nëntor.